Vrasja, Ndoka: Padi Topallit

20/06/2009 15:35

Kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka ka riperseritur akuzat se vrasja e kryetarit te kesaj partie ne Malesine e Madhe, Aleks Keka eshte bere me urdher te politikes.

Ne nje konference per shtyp, Ndoka ka theksuar se PDK do te padise kryeparlamentaren Topalli per shpifjet dhe akuzat qe beri pak dite para vrasjes se Kekes dhe Policine e Shtetit per shpifjet ndaj Kekes si trafikant dhe person me precedente penale.

“Jam i sigurt se e vetmja piste qe mund te ndertohet per kete vrasjes eshte ajo politike. PDk ka pergatitur nje denoncim per shpifjet e bera nga Topalli dhe per Policine e Shtetit per perbaltjen e drejtuesit te PDK-se”, u shpreh Ndoka.

Ne mbeshtetje te Ndokes ka ardhur edhe europarlamentari Luigi Barruffi, perfaqesues i UDC italiane, i cili ka theksuar se ngjarje te tilla po e largojne Shqiperine nga BE.

Aleks Kekaj humbi jeten paraditen e se enjtes ndersa po shkonte ne drejtim te qytetit te Shkodres ne nje takim me kryetarin demokristian Nard Ndoka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA