Velipoje, plagoset shoferi i kreut te komunes

20/06/2009 17:05

Plagoset me arme zjarri shoferi i kryetarit te komunes se Velipojes, Nikolle Marku.

Ngjarja ndodhi vetem para pak minutash, nderkohe qe mbeten te pasqaruara rrethanat e plagosjes. I lenduari Fran Lekvukaj eshte derguar menjehere ne spital, ku po merr ndihmen e pare.

Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe po heton rreth shkaqeve te saj.Tashme autori eshte identifikuar por emri i tij nuk eshte bere publik.

Ndersa kryetari Marku ka deklaruar vetem pak pas ngjarjes se plagosja e Lekvukajt erdhi pas grindjes per motive politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA