Pak minuta para nisjes se nje mitingu elektoral te nenkryetares se Partise Demokratike Jozefina Topalli, ne Velipoje jane degjuar krisma armesh dhe nje person ka ngelur i plagosur. (UPDATE)
Ngjarja, sipas kryetarit te komunes se Velipojes, pretendohet se ka ndodhur pas nje debati per motive politike mes dy personave, njeri prej te cileve eshte Fran Vukaj, shoferi i kryetarit te komunes Velipoje.
Sipas deshmitareve, fillimisht ka patur perleshje trup me trup mes dy personave, ndersa me pas jane perdorur edhe armet.
Plagosja e shoferit te kreut te komunes eshte shkaktuar nga goditja ne koke me qyten e pistoletes dhe jo me plumb. I plagosuri eshte derguar ne spital, ndersa policia ka shoqeruar deshmitaret e ngjarjes.
Kryetari i komunes se Velipojes thote se autori i plagosjes eshte nje aktivist i majte, por ky fakt mohohet nga perfaqesuesit socialiste te Velipojes, te cilet thone se nuk e kane patur asnjehere ne aktivitetet e tyre personin ne fjale.
Nderkohe, ne Velipoje fare prane vendit ku policia po mblidhte si prove materiale plumbat e nje pistolete TT, po pergatitej te niste nje miting elektoral.
Kjo ngjarje tregon tensionin qe ka sjelle fushata elektorale ne ditet e fundit te saj. Vetem dy dite me pare ne zonen e Shkodres ndodhi nje ngjarje shume me e rende kur kryetari i Partise Demokristiane te Malesise se Madhe u vra ne nje atentat te mirepergatitur.
Top Channel