Kryetari i G99, Erjon Veliaj ka bere pergjegjese mazhorancen qeverisese per incidentet zgjedhore te regjistruara gjate fushates elektorale.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Veliaj ka theksuar se jane aktivistet e PD ata qe sulmojne selite e partive rivale.
“Sa guxon te hapesh nje cader, aktivistet e PD ta shkaterrojne, sapo ve nje billboard ata ta heqin dhe te sulmojne. Kur thua nje gje te sakte te thone se je cifut, kur thua dicka te ashper te thone se je naziskin. Por ata qe i bejne keto jane anetare te politikes se vjeter”, ka deklaruar Veliaj.
Sipas tij, eshte nje grup politik qe eshte organizuar posacerisht per te sulmuar nje grup tjeter, i cili qendron larg akteve te dhunes.
“Eshte interesante te shihet se kush po sulmohet dhe ketu nuk bejne pjese Berisha, Topalli, Meta dhe Nano, qe nuk e sulmojne njeri-tjetrin. Ka nje klub qe sulmon dhe ka nje klub qe sulmohet”, ka pohuar Veliaj.
Kreu i G99 ka theksuar se kryeministri Berisha po imponon politiken e viteve ‘92 dhe ’96, por ka shtuar se shqiptaret sot jane te ndergjegjesuar dhe ka shprehur bindjen se ata nuk do ta miratojne kete politike.
“PD ka zgjedhur qartasi te imponohet si ne 92-shin dhe 96-en, me qellim per t’i tmerruar njerezit. Por sot nuk ka bastione, sot shqiptaret kane dale jashte dhe kane pare permes televizioneve se si behen fushatat jashte shtetit. PD po shenon demarkacionin mes dy civilizimeve, ate te dhunes dhe ate te paqes”, ka shtuar Veliaj.
Top Channel