Kreu i G99, Erion Veliaj gjate nje takimi elektoral ne Shkoder, ku ka prezantuar kandidatin per deputet ne kete qark Roland Ilia, eshte shprehur se te rinjte mund te prekin edhe bastionin e Topallit ne Shkoder, sepse sipas Veliajt eshte koha e te rinjve dhe jo e bastioneve.
“Dikush para se te hyja me tha, Erjon pas asaj qe ndodhi dje ne Shkoder nuk na qesh buza. Ka ardhur koha te qeshim, pasi sot eshte koha e rinise”, ka pohuar Veliaj.
G99 ka udhetuar me Rrok dhe Politike ne Rreshen, ku se bashku me Bjordin dhe Adelen, dy pjesemarresit e “Big Brother”, u eshte drejtuar te rinjve ne kete rreth se e ardhmja ne Shqiperi i takon vetem te rinjve te susksesshem.
“Midis se vjetres dhe te rese do te fitojme ne te rinjte. Dhe ju do te na ndihmoni qe betejen e 28 qershorit ta fitojme jo per shkak te dhunes por per shkak te njeri tjetrit”, ka deklaruar Veliaj.
Top Channel