Shoferet e mallrave dhe pasagjereve do te kene detyren te mos punojne me shume se nente ore ne dite dhe qe te bejne nje pushim te detyruar prej 45 minutash pas nje periudhe jo me te gjate drejtimi se 4.5 ore.
Nje udhezim i ri i Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ben te detyrueshme per te gjitha automjetet e transportit te mallrave dhe njerezve, respektimin e rregullave te sigurise qe bejne te detyrueshme punen me pushim per shoferet e linjave te gjata, me qellim qe te shmangen aksidentet.
Kompanite e transportit do te jene pergjegjese per vendosjen dhe kontrollin e mirefunksionimit te pajisjeve te posaçme qe regjistrojne shpejtesine e mjetit gjate te gjithe rruges, si dhe regjistrojne orarin e pushimit (tahograf).
Praktika eshte zbatuar me pare ne te gjitha vendet perendimore, pasi shoferet shpesh nxitojne te mberrijne ne destinacion dhe e drejtojne mjetin me orare te zgjatura. Pagjumesia e drejtuesve behet shpesh shkak per aksidente te renda me pasoja fatale.
Sipas rregullores, nje shofer nuk mund te punoje dot me shume se 9-10 ore ne dite dhe se dita e punes duhet te ndahet nga pushime 45 minuteshe çdo 4.5 ore. Gjate orarit te pushimit, shoferi nuk lejohet te kryeje asnje pune tjeter. Ne nje jave, eshte e detyrueshme qe shoferi te mos e drejtoje mjetin per me shume se 56 ore, ndersa se paku nje dite ne jave duhet ta kete pushim.
Punedhenesit nuk kane te drejte te ofrojne pagesa plus per transportimin e shpejte te mallrave per shoferet, ne rast se keto pagesa nxisin shkeljen e rregullave te pushimit.
Top Channel