Rama: Vlora, sheshi i Flamurit te fitores

20/06/2009 15:40

Vlora priti mes entuziazmit dhe thirrjeve per fitore, ne Sheshin e Flamurit kryetarin e Partise Socialiste dhe ekipin e kandidateve te ketij qarku, qe do te garojne ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Beteja e fundqershorit, eshte nje beteje historike tha para dhjetera mijera perkrahesve, kryetari socialist Edi Rama, e ndarjes mes se shkuares dhe se ardhmes.

“Kjo eshte beteja e femijeve qe nuk kane libra, beteja e Shqiperise te mbytur nga papunesia, analfabetizmi dhe korrupsioni. Do te fitojme se Shqiperia nuk mund te humbase edhe keto kater vjet te tjera”, u shpreh Rama.

Shefi i socialisteve i bindur tek fitorja, perballe mijera banoreve vlonjate i drejtoi nje thirrje kundershtarit te tij politik.

“Nga ky Shesh i Flamurit i bej thirrje Berishes te beje humbase me dinjitet. Te gjithe ata drejtore dhe shefa qe perdorin pushtetin e popullit per te kercenuar vartesit se nuk e ndryshojne dot fatin e kesaj beteje, duke i kerkuar votat me dhune”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-se tha se forca politike eshte e gatshme te marre mbi supe te ardhmen e vendit dhe t’u jape probleve te vjetra zgjidhje te reja.

“Ka vetem nje parti qe mund te mbaje barren e rende te ndertimit te Shqiperise Evropiane dhe kjo quhet Parti Socialiste”, theksoi Rama.

Kryetari i ps e etiketoi Vloren si epiqendren e fitores se socialisteve dhe per te kur vendos Vlora fitorja eshte e sigurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA