PDK: AAK, shpifje dhe akuza te pabaza
20/06/2009 19:15
Partia Demokratike e Kosoves ka hedhur poshte akuzat e ngritura se fundmi ndaj saj nga AAK, per shkelje te ligjit dhe keqmenaxhim te fondeve publike.
Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesi i PDK Blerand Stavileci i ka cilesuar akuzat si “shpifje” dhe “te pabaza”.
“PKD ka pune per te bere dhe nuk ka kohe te merret me shpifje dhe akuza te pabaza”, ka pohuar Stavileci, i cili i ka dale ne mbrojtje edhe zevendesministrit te Transporteve Adem Grabovci, i cili pretendon se eshte kercenuar me jete nga nje anetar i AAK-se.
I pyetur nga gazetaret nese konflikti mes PDK dhe AAK do te ndikoje ne procesin zgjedhor te 15 nentorit, zedhenesi ka theksuar se nje gje e tille nuk do te ndodhe.
Top Channel