Testi i matematikes, i hartuar per dite te tera dhe i shitur me pas ne treg, pas denoncimit te premten ne Top Channel ndryshoi brenda pak oreve.
Ne mengjes rreth 52 mije nxenes te ciklit 9-vjecar ne gjithe vendin i jane nenshtruar provimit me nje tjeter teze dhe akush nuk eshte lejuar te hyje ne ambientet ku jane zhvilluar provimet.
Ndersa kane kaluar 24 ore nga denoncimi ne Top Channel, ende nuk ka nje pergjegjes per shitjen e testit te matematikes.
Por drejtori i arsimit parauniversitar, Fatmir Vejsiu tha se do te merren te gjitha masat per gjetjen e atij qe ka nxjerre testin nga ambientet e AVA-s.
Pas publikimit te testit te matematikes nga Top Channel, te cilit do te nenshtroheshin nxenesit e klases se nente, ministri i Arsimit urdheroi menjehere ndryshimin. Nga verifikimi rezultoi se testi ishte i njejte me ate qe do t’i paraqitej nxenesve.
Top Channel