Meta ne Berat: LSI alternativa e progresit
20/06/2009 20:45
Turi elektoral i LSI eshte ndalur ne Berat. Perpara simpatizanteve te kesaj partie, kryetari Ilir Meta premtoi se forca qe ai drejton ka programin me te mire per te nxjerre Shqiperine nga kriza qe e futi Sali Berisha.
Sipas Metes, 28 qershori do te jete dita kur shqiptaret do te hedhin nje hap te madh drejt mireqenies dhe integrimit te Shqiperise ne familjen e madhe europiane.
“Ne 28 qershor ne t’i themi jo alternatives se mashtrimit, alternatives se percarjes dhe alternatives se varferise. Berati voton LSI dhe Ilir Meten si alternativa me e sigurte per te larguar Sali Berishen, por edhe si alternativa qe ka nje program per progresistet”, ka deklaruar Meta.
Top Channel