Meta fton ne takim faktoret e majte

20/06/2009 13:45

Vetem nje jave para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit, kreu i Levizjes Socialiste per Integrim fton te gjithe faktoret politike te majte te zhvillojne nje takim te perbashket.

Ne listen e te ftuarve te Metes, bie ne sy emri i Fatos Nanos dhe ish-presidentit, Rexhep Meidani, nderkohe qe ne takim ftohen te marrin pjese kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, kreu i PSV-91, Petro Koci, si dhe kryetari socialdemokrat Gjinushi dhe ai i Demokracise Sociale, Paskal Milo.

Ne ftese mungojne emrat e dy aleateve te tjere te koalicionit te udhehequr nga PS-ja, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe G99 e Erjon Veliajt. 

Mesohet se Meta ka kerkuar qe takimi i rendesishem te zhvillohet ne fillim te javes se ardhshme, pikerisht diten e hene.

Top Channel