Turi elektoral i kryetarit te partise Republikane Fatmir Mediu ka vijuar ne veri te Shqiperise.
Gjate fjales se tij perpara simpatizanteve te kesaj force politike ne Kukes, krye republikani Mediu ka theksuar se prioriteti i te djathteve per 4 vitet e ardhshme te qeverisjes do te jete arsimimi i brezit te ri.
“Votoni numrin 16 sepse ne nuk do te ndalemi ne rrugen e angazhimeve tona. Si te arsimohen femijet tane sot do te jete e ardhmja e Shqiperise neser”, u shpreh Mediu.
Perpara kuksianeve, Mediu pasi ka analizuar edhe njehere sukseset e arritura nga e djathta ka deklaruar se me nje mandat te dyte qeverises ky koalicion do te vazhdoje reformat e suksesshme te cilat do te finalizohen me anetaresimin e Shqiperise ne BE.
Top Channel