Partia opozitare Ora, edhe pse e pakenaqur me daten e zgjedhjeve lokale te vendosur nga presidenti Sejdiu, i ka bere thirrje elektoratit te saj dhe gjithe qytetareve qe te marrin pjese ne procesin zgjedhor.

“Ftojme qytetaret e Kosoves qe me voten e tyre te marrin persiper pergjegjesine”, ka deklaruar nenkryetari i Ora, Besnik Krajku.

Ai ka theksuar se eshte e rendesishme qe zgjedhjet lokale te zhvillohen ne menyre te qete dhe demokratike dhe e ka vene theksin tek nevoja qe ato te mbikeqyren si nga vezhguesit vendas edhe nga ata nderkombetare.

“Populli i Kosoves ka mbajtur zgjedhje te suksesshme ne kushte shume me te nderlikuara politike, prandaj jemi te bindur se e njejta gje do te ndodhe edhe tani qe eshte shpallur pavaresia”, ka shtuar Krajku.

Top Channel