Itali, mes pedofileve “online” edhe mesues

20/06/2009 10:55

253 te hetuarit per pedofili “online” ne Itali i perkasin grupeve te ndryshme shoqerore dhe kulturore, madje mes tyre gjenden edhe mesues.(UPDATE)

“Te hetuarit jane te grupmoshave te ndryshme, te niveleve te ndryshme shoqerore dhe kulturore. Mes tyre ka edhe mesues”- deklaroi Marcello La Bella zv/ prokurori i policise se shtetit ne Itali.

“Nuk mund te jap detaje me te hollesishme por ju lutem te me besoni se kur them qe eshte e tmerrshme dhe mizore eshte shume pak per t’i pershkruar. Per kombesite e femijeve eshte shpejt te thuhet por nga videot e para qe kemi pare, ku shikohen edhe femije  me ngjyre mendojme qe vijne nga gjithe bota”- shtoi La Bella i cili nuk perjashtoi edhe mundesine qe ne keto video te jene perdorur femije italiane.

Hetimet kunder rrjetit me te madh te pedofilise “online” ne Itali qe cuan ne pranga 14 personat e pare dhe hetimin e 253 te tjereve kane nisur ne Catania te Sicilise.

Top Channel