Ne Greqi, nje 30 vjecar, anetar i grupeve anarkiste, eshte penduar duke i treguar policise se ka qene autori i vrasjes se nje agjenti 3 vjet me pare.

Shtetasi grek Nikos Kudardhas eshte vetedorezuar ne polici, ku ka treguar se tre vjet me pare se bashku me persona te tjere sulmuan agjentin e policise me synimin per t’i marre armen dhe se me pas e vrane.

Kudaradhas ka qene anetar i Sektit Revolucionar, i cili mori persiper vrasjen e kryer pak dite me pare te nje agjenti policie, qe u ekzekutua teksa mbronte nje te penduar te nje organizate kriminale.

Kudaradhas do te merret serish ne pyetje nga agjentet e anti-terrorit, me qellim zbardhjen e krimeve te tjera.

Ai prej kohesh vuante denimin ne burg per kryerjen e veprave te tjera penale, por ishte liruar me kusht pak kohe me pare pas nje greve urie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA