Gjinushi: Heqja e Berishes heq vizat

20/06/2009 20:50

Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi gjate nje takimi elektoral ne Permet u shpreh se bashkimi per ndryshim eshte nje bashkim qe meriton voten.

Gjinushi deklaroi ne kete takim se i duhet hequr viza Sali Berishes. “BE thote qarte se me qeveri te korruptuar e qe s’ben reforma s’ka heqje vizash. Prandaj t’i veme se bashku vizen Berishes qe te hiqen vizat per shqiptaret”, ka pohuar Gjinushi.

Ndersa kryetari i Demokracise Sociale, Paskal Milo ka kerkuar nga mbeshtetesit e kesaj partie ne Fier te votojne koalicionin e majte, si forca e vetme qe do te rrise mireqenien e shqiptareve.

“Qytetaret e Fierit duhet te votojne per PDS, pasi bashke me te vjen maturia politike dhe mireqeverisja e neserme e Shqiperise”, ka deklaruar Milo.

Nderkohe, kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule gjate nje takimi ne Bilisht i ka kerkuar elektoratit te mbeshtese kandidatet e partise se tij, qe do te jene sipas Dules nje ze i forte ne Parlamentin e ardhshem per minoritetet dhe te gjitha shtresat ne nevoje.

“PBDNJ ne kete koalicion do te jete zeri qe do jehoje gjithmone per ceshtjet sociale, per mbeshtetjen per shtresat ne nevoje, per minoritetin. Prandaj na mbeshtesni, na jepni voten tuaj”, i eshte drejtuar Dule elektoratit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA