Gjini: Vrasja e Kekes, vrasje e paster politike

20/06/2009 21:50

Deputeti demokristian, Frrok Gjini ka deklaruar se vrasja e kreut te PDK-se se Malesise se Madhe Aleks Keka eshte nje vrasje e paster politike.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Gjini ka theksuar se partite e vogla ndodhen nen presionin e vazhdueshem te partive te medha qe duan te dominojne fushaten elektorale.

“Partite e medha po kercenojne partite e vogla. Edhe une jam kercenuar, por nuk e kam bere publike. Vrasja e Aleks Kekes eshte vrasje e paster politike dhe policia e shtetit e vrau per se dyti kete njeri duke e akuzuar per perfshirje ne trafik droge”, ka pohuar Gjini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA