“Gerdeci”, familjaret e viktimave ne Kushtetuese

20/06/2009 15:20

Familjaret e 21 prej viktimave te tragjedise se Gerdecit i drejtohen Gjykates Kushtetuese duke i kerkuar asaj pezullimin e vendimit te Gjykates se Larte qe i vecon ata nga procesi penal ndaj 30 te pandehurve.

Duke e konsideruar vendimin e 22 majit si te papajtueshem me kushtetuten, thellesisht arbitrar dhe te demshem per jurisprudencen shqiptare kater avokatet e familjareve te viktimave i kerkojne Gjykates Kushtetuese dergimin per rishqyrtim te kesaj ceshtjeje ne Gjykaten e Larte, me kolegj tjeter penal.

Avoket kane radhitur edhe ato qe ata i konsiderojne shkelje ne vendimin e kolegjit te kryesuar nga gjyqtari Besnik Imeraj.

Sipas tyre Kolegji Penal ne ate vendim eshte kontradiktor me vetveten, pasi nga njera ane ne njeren prej seancave refuzoi te degjonte palen e demtuar e po ashtu edhe pale paditese civile, ndersa ne nje seance te mevonshme pa i legjitimuar i vecon nga procesi.

Me pas avokatet arsyetojne se gjykata e Larte u shpreh se te demtuarit veshtiresojne dhe zvarrisin procesin cilesim ky sipas tyre i kundraligjshem dhe alogjik. Kjo pasi sipas avokateve vete Gjykata e Larte ne caktimin e dative te ketij gjyqi ka shkelur nje nga parimet baze te nje procei gjyqesor atë të gjykimit të pandërprerë, duke mos respektuar rregullin perjashtimor te seancave te pakten njehere ne 15 dite.

Avokatet kembengulin se te demtuarve nuk u intereson te zvarritet procesi pasi ata duan qe gjyqesori te shpalle fajtoret dhe me pas ata te demshperblehen per te afermit qe humben ne gerdec, nderkohe qe atyre qe u intereson thone te demtuarit e tragjedise jane vete te pandehurit qe sikurse shtojne ata deshirojne qe ky proces te shtyhet dhe te shkoje ne kalendat greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA