Ftesa e Ilir Metes: Bashke kunder Berishes

20/06/2009 16:15

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka ftuar zyrtarisht ne nje takim te gjithe kreret e partive tradicionale te majta ku perfshihen socialistet, Social Demokratet, Demokracia Sociale dhe PSV 91, por ne ftese mungojne emra e dy aleateve te tjera te koalicionit te udhehequr nga PS, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe G99 e Erjon Veliajt. (UPDATE)

Sipas Metes kjo tryeze duhet te kete ne qender te bisedimeve objektivin e perbashket qe eshte largimi i kryeministrit aktual Berisha nga pushteti.

Duke e quajtur takimin e dites se hene si nje moment kyc per fitoren e opozites,
Meta theksoi se ai do te ndikoje gjithashtu ne rritjen e klimes se besimit mes te gjitha forcave te majta dhe progresiste.

“Kjo ftese behet me qellim vendosjen e nje fryme sa me te gjere bashkepunimi midis te gjithe partive te majta dhe progresiste ne menyre te vecante te mbrojtjes se procesit zgjedhor nga cdo manipulim”, u shpreh Meta.

Ndersa ka lene jashte takimit Dulen dhe Veline, Ilir Meta u ka derguar nje ftese te njejte atyre qe i quajti figura historike dhe personalitete te rendesishme te se majtes.

“Thirrja ime i drejtohet kreut te Partise Socialiste, si kreu i forces politike me tradicionale, i drejtohet te gjithe personaliteteve dhe figurave te tjera, thirrja i drejtohet Nanos,Meidanit”, theksoi Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA