Emilian Vila, zyrtarisht te Dinamo Zagreb

20/06/2009 08:55

Emilian Vila eshte zyrtarisht lojtar i Dinamos se Zagrebit. Mesfushori ka zgjedhur kampionet e Kroacise si skuadren ku do te vazhdoje karrieren dhe pas akordit parimor, gjate pasdites se djeshme, ai hodhi firmen ne kontrate.

Lajmi eshte bere i ditur nga faqja elektronike e klubit, e cila theksonte se talenti 21-vjeçar eshte rekomanduar nga trajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, dhe nga asistenti i tij ne stolin kuqezi, Xhemal Mustedanagiç. Ky i fundit punon edhe si zbulues talentesh per klubin e mirenjohur kroat, qe kete vit do te luaje ne turin e dyte eliminator te Liges se Kampioneve.

“Te premten, me 19 qershor, ne zyrat e klubit, Emilian Vila firmosi kontraten dhe kjo e ben lojtar te Dinamos se Zagrebit. Se fundmi, mesfushori i lindur ne vitin 1988 ka debutuar me Kombetaren ‘A’ te Shqiperise, ndersa me pare ai ka luajtur rregullisht me perfaqesueset e moshave”, theksonte deklarata per shtyp e klubit nga Zagrebi.

“Gjate sezonit te fundit, mesfushori ka luajtur me skuadren e Kategorise Superiore ne Shqiperi, Teuta, ku ka shenuar 14 gola ne 25 ndeshje zyrtare. Vila u be pjese e Dinamos pas rekomandimit te trajnerit te Kombetares, Josip Kuzhe, dhe ndihmesit te tij, Xhemal Mustedanagiç. Lojtari do te prezantohet zyrtarisht me 20 qershor (sot) ne oren 12:30”. Emilian Vila eshte shoqeruar ne zyrat e klubit nga Ardian Kozniku, ish-sulmuesi kosovar, qe ka luajtur me perfaqesuesen kroate nga viti 1994 deri me 1998 (dy gola te realizuar ne 7 ndeshje). 41-vjeçari ka sherbyer si perkthyes i talentit kuqezi. Per me teper, drejtuesit e Dinamos se Zagrebit mendojne se Kozniku do ta ndihmoje Vilen te ambientohet, duke qene se e njeh mjaft mire ambientin, ku ka luajtur dy sezone ne periudhen 1998-2000.

Per lojtarin, i cili i shenoi Milanit ne miqesoren 3-3, qe Shqiperia “B” zhvilloi me 12 maj ne stadiumin “Qemal Stafa” dhe debutoi zyrtarisht ne miqesoren e barazuar 1-1 me Gjeorgjine (me 10 qershor), Oto Bariç nuk i ka kursyer levdatat. “Vila eshte nje lojtar shume i talentuar, qe pasi ka luajtur ne perfaqesueset e moshave ne Shqiperi, vetem pak kohe me pare debutoi edhe ne Kombetare”, deklaroi ish-drejtuesi i stolit kuqezi.

“Arma e tij me e forte eshte shpejtesia ne aksionet sulmuese. Mendoj se Dinamo do te perfitoje mjaft nga kjo blerje”. Perveç Kuzhese, edhe “Oto Maksimal” ka luajtur rolin e tij ne transferimin e durrsakut. 76-vjeçari eshte njeri nga keshilltaret e Dinamos se Zagrebit ne merkato. Madje, gjate veres se kaluar ai beri te pamunduren qe te transferonte aty nje tjeter talent, Jahmir Hyken, i cili ne fund zgjidhi Maincin ne Bundesligen II gjermane.

Top Channel