
Pas interesimit te Bajernit te Mynihut dhe tentatives se Hamburgut per te marre Lorik Canen, tashme eshte futur ne gare dhe nje tjeter klub gjerman.
Behet fjale pikerisht per Shtutgartin, i cili u rendit i treti (me 64 pike) ne sezonin e fundit te Bundesliges, pas Volsfburgut dhe Bajernit dhe do te marre pjese ne edicionin e ardhshem te Champions League qe ne ndeshjet eliminatore.
Lajmin per futjen e Shtutgartit ne gare per te marre sherbimin e mesfushorit shqiptar te Olimpikut te Marsejes e beri te ditur dje e perditshmja franceze “Le Parisien”.
Por per momentin, keto tri skuadra gjermane nuk jane te vetmet. Sipas dy te perditshmeve prestigjioze angleze, “The Gardian” dhe “The Times”, Ervertoni ka rinovuar serish interesin per kapitenin e nenkampioneve te Frances. “Lorik Cana, mesfushori dhe njekohesisht kapiteni i Marsejes, i vleresuar me 7.5 milione sterlina, ka terhequr vemendjen e Everton, Hamburg dhe Shtutgart”, shkruante dje “The Times”.
Ndersa me ne detaje kishte hyre “The Guardian”, i cili theksonte se, “Evertoni po mban nen vezhgim Lorik Canen, i cili ka tipare thuajse te ngjashme me ato te Fil Nevilit, shkaterruesit aktual te skuadres nga Liverpuli”. Shqiptari shihet si nje kandidat ideal per te zevendesuar veteranin Nevili, i cili, ne nje moshe 32-vjeçare, nuk ofron shume garanci ne mesfushen e Evertonit.
Por per momentin duket disi me i terhequr Hamburgu, i cili mendonte ta blinte Canen per nje shume te rreth 8 milione euro. Por u refuzua, pasi vlera e lojtarit te kombetares shqiptare, sipas klubit te Marsejes luhatet mes 10-14 milione euro. Megjithate, nje gje eshte e sigurt.
E ardhmja e Lorik Canes ne sezonin e ardhshem nuk do te jete ne kampionatin francez te futbollit. Kete e ka konfirmuar dje edhe shtypi francez, i cili citonte burime te besueshme brenda klubit marsejez. Vete Cana pak muaj me pare ka deklaruar se ne rast se do te largohej nga Olimpiku i Marsejes, ai nuk do te shkonte ne asnje klub tjeter francez, pasi tashme ai deshironte te provonte nje eksperience te re nga nje tjeter kampionat i madh.
“Premier League dhe Bundesliga jane dy kampionatet, ku do te me pelqente te luaja ne te ardhmen”, deklaroi Cana. Mundesite qe kjo deshire e tij te realizohet jane te medha. Nga Anglia, perveç Evertonit, per mesfushorin shqiptar kane shprehur interes edhe Liverpuli i Rafa Benitezit (i cili mendon te zevendesoje Ksabi Alonson, qe mund te largohet) dhe Arsenali (Venger prej kohesh deshiron ta kete ne skuadren e tij).
Ndersa nga Bundesliga eshte perfolur shume per nje interesim te Bajernit te Mynihut. Vete Cana kohe me pare ka theksuar se do te kishte shume deshire te aktivizohej ne radhet e kampioneve te shumefishte te Gjermanise.
Top Channel