Dokle: Politika ka harruar thelbin e fushates

20/06/2009 21:30

Deputeti i PS, Namik Dokle ka deklaruar se fushata zgjedhore qe po zhvillohet ne Shqiperi ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit nuk po zhvillohet me ato karakteristika qe kerkon populli shqiptar.

“Thelbi i fushates eshte se nuk po ndodh ajo qe duhet te ndodhe. Shqiptaret kane vite qe duhet te zevendesojne urrejtjen me dashurine dhe percarjen me bashkimin, por mesa duket politika nuk e ka perqafuar kete mesazh te shqiptareve, qe duan ndryshimin e klimes politike dhe qe krahas problemeve te tjera, kerkojne nje jete normale dhe paqesore”, ka pohuar Dokle ne emisionin “Top Story” ne TCH.

Ai ka theksuar se politikanet po bejne nje lufte politike te ashper pa e kuptuar shqetesimin qe shkaktojne tek qytetaret.

Dokle ka shtuar se vetem kryetari i PS, Edi Rama po i con shqiptaret drejt nje bashkimi pertej se majtes dhe se djathtes.

“Politikanet i meshojne shume luftes politike, pa pasur parasysh deshirat e njerezve, qe jane votimi tek ai qe kane besim, qe votat e tyre te mos preken, etj. Kjo eshte klima e qete dhe nuk ka perse te rendohet. Edi Rama ne takimet qe ka bere ne Shqiperi ka qene i vetmi qe i ka meshuar idese per nje bashkim te ri pertej se majtes dhe se djathtes”, ka shtuar Dokle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA