Debati Berisha-Rama, biznesi ne pritje

20/06/2009 08:45

Ne prag zgjedhjesh parlamentare, zakonisht forcat politike paraqesin platformat e tyre mbi zhvillimin ekonomik, strategjine fiskale dhe hapat qe do te ndiqen per 4 vitet e ardhshme.

Per rrjedhoje, biznesi eshte teper i interesuar te dije se çfare planesh kane lideret politike, duke pasur parasysh edhe situaten ku ndodhet sot ekonomia shqiptare.

Ne keto kushte, Dhoma Amerikane e Tregtise, u kishte nisur ne fillim te muajit maj nga nje ftese dy lidereve, Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. “Nje debat politik konstruktiv mes dy lidereve te pozites dhe opozites, pikerisht perpara mbarimit te procesit te zgjedhjeve elektorale, do te ishte nje shembull i mire per demokracine ne Shqiperi – dhe nje mesazh i qarte per publikun se demokracia ne Shqiperi ka arritur nje nivel te larte pjekurie”, thote presidenti i Dhomes Amerikane te Tregtise, AmCham, Filip Bay.

Pergjigjja ishte pozitive nga te dyja kampet, ndersa Dhoma Amerikane nisi pergatitjet. Ndersa ditet kalonin, asnjera nga palet nuk gjente daten e duhur per zhvillimin e debatit ekonomik. Sot e kesaj dite, nje jave para zgjedhjeve, debati nuk eshte zhvilluar, ndersa AmCham shpreh keqardhjen. Permes revistes mujore te saj, presidenti i Dhomes Amerikane, Bay, beri te ditur faktin e tentatives per te bashkuar dy lideret ne nje tryeze te perbashket, ne interes te biznesit, te cilet edhe pse thane “po”, nuk e gjeten kohen per ta bere nje gje te tille.

Debati i munguar

AmCham u perpoq per te percjelle tek anetaret dhe te publiku i gjere ne Shqiperi nje mesazh te qarte per ato çeshtje te rendesishme dhe qe shqetesojne cilindo ne Shqiperi si: puna, taksat, rritja ekonomike dhe transparenca. Dy lideret kryesore kane pranuar ne parim ftesen dhe nuk kane hezituar t’i thone “po” Dhomes Amerikane, dhe kane shprehur konsideratat e tyre pozitive per formatin e propozuar.

“Fatkeqesisht, dy lideret e politikes kane anashkaluar nje detaj te hollesishem – ate te percaktimit te dates se debatit perpara zgjedhjeve. Ndersa po dergonim revisten per publikim, dhe pas shume kumtesash javet e kaluara, asnjera nga partite nuk ka rene dakord per daten e takimit”, thote Bay.

Ai thote se, refuzimi nuk ka te beje me AmCham, dhe as nje refuzim per nje debat balle perballe. “Refuzimi nenvizon faktin se dy lideret e dy partive me te medha politike ne vend nuk jane gati te takohen dhe te ulen ne te njejten tryeze ne publik dhe te flasin me vetebesim per planet e tyre te ardhshme per Shqiperine. Ne ofruam nje platforme profesionale, e cila perdoret ne Europe por edhe ne Ballkan, nje forum pa – replike per te evituar konfliktet e mundshme, dhe nje standard nderkombetar komunikimi, i cili do t’i tregonte Europes dhe gjithe botes se politika shqiptare ka ndryshuar”, vijon sqarimin presidenti i Dhomes Amerikane.

Institucioni qe e ushtron aktivitetin prej 8 vjetesh ne Shqiperi, zhvillon here pas here takime me krere institucionesh, duke u perpjekur te jete sa me i dobishem per bizneset. Kater vjet me pare, ftesa e AmCham u pranua publikisht si nje perpjekje per te krijuar nje fryme te re te marredhenieve publike mes qytetareve dhe politikes. Megjithate, njera prej partive e refuzoi ftesen dhe debati u anulua.

Top Channel