Ceka: Ndryshimi yne, per te rinjte

20/06/2009 20:35

Presidenti i Aleances Demokratike, Neritan Ceka eshte ndalur ne Elbasan, ku ka zhvilluar nje takim me perfaqesues te forumit rinor te ketij qyteti.

Sipas Cekes, prioriteti i koalicionit “Aleanca per ndryshim” do te jete mbeshtetja e te rinjve.

“Ndryshimi eshte projekti per te favorizuar rinine, per hapjen e vendeve te punes, si dhe per te krijuar lehtesi per biznesin me dhenien e kredive te buta”, ka pohuar Ceka.

Aleati tjeter i PD, kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikolle Lesi zhvilloi nje takim me banore te fshatit Tresh ne qarkun e Lezhes, te cileve u ka bere thirrje te votojne partine e tij, si alternativa me e mire per t’i perfaqesuar ne Parlament.

“Ju keni ne dore perzgjedhjen se cilet deputete do te jene ne Parlament. Sepse ne Parlament vijne deputete te paafte, deputete mafioze, deputete qe nuk flasin per 4 vjet, por edhe deputete qe kane pasion punen”, i eshte drejtuar Lesi elektoratit.

Ndersa kandidatet e partise Levizja per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut e Ligoraq Karamelos, gjate fushates se tyre ne Tirane jane shprehur se ne programin e tyre ofrohet zgjidhje per punesim, arsim dhe strehim. “LDLNJ eshte nje alternative qe percjell vlera”, ka deklaruar kandidati Hazbi Dervishi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA