Kur kane mbetur edhe 8 dite nga data e zgjedhjeve, kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha po percjell ne publik mesazhin se qeveria eshte e vullnetshme per te realizuar zgjedhje te lira e te ndershme per te kaluar proven qe presin nga Shqiperia partneret nderkombetare.
Gjate takimeve ne qarkun e Korces, ne Kolonje dhe Leskovik, zoti Berisha ftoi qytetaret te terheqin kartat e identitetit dhe te marrin pjese ne zgjedhje.
“Te gjithe ne votime me 28 qershor. Le te votojme me qytetarine me te madhe. Te trokasim ne me vote te lire, me leternjoftimet e reja ne dyert e Europes, si nje komb i pergatitur per Shqiperine europiane, Leskovikun europian”, u shpreh Berisha.
Ne Leskovik, ku inauguroi edhe rrugen Leskovik- Tre Urat, zoti Berisha premtoi edhe ndihme per fermeret.
“Zotimi im para fermereve te Leskovikut, eshte te subvencionoj cdo rrenje hardhi. Per ju nuk ka kuota, mbillni sa te doni, do t’u subvencionohen”, premtoi Berisha.
Pas qarkut te Korces, zoti Berisha ka ndaluar ne qarkun e Gjirokastres, duke renditur ne Permet, Tepelene dhe Gjirokaster, si te parin e premtimeve te tij, ndertimin e boshtit te jugut.
“Ju jap fjalen ju se boshti i jugut eshte projekti i te gjitha projekteve per mandatin qe vjen. Brenda ketij mandati distanca mes Tiranes dhe Gjirokastres do te shkurtohet me gati 100 km”, u shpreh Berisha.
Ne Gjirokaster, nje qark qe dallon nga te tjeret per numrin me te madh te minoritareve, zoti Berisha beri nje ftese te vecante per ta dhe per te gjithe emigrantet.
“Kam edhe nje thirrje per emigrantet. Ejani me 28 qershor te votoni per Gjirokatren europiane, per Shqiperine europiane”, tha Berisha.
Top Channel