Al Maliki: Terheqja e SHBA, fitore per Irakun

20/06/2009 18:30

Kryeministri iraken Nuri al Maliki ka deklaruar sot se terheqja e trupave amerikane nga disa zona te vendit brenda ketij muaji eshte nje sinjal pozitiv per Irakun.

“Terheqja e marinsave te Shteteve te Bashkuara eshte nje fitore e madhe per Irakun”, ka pohuar Al Maliki.

Kryeministri ka pranuar se me terheqjen e trupave nderkombetare do te rriten planet e militanteve per atentate, por ka theksuar se forcat irakene te sigurise do te jene ne gjendje t’i pengojne ata.

Marreveshja mes SHBA dhe Irakut parashikon terheqjen e trupave amerikane nga disa qytete, si hapi i pare i terheqjes totale qe pritet te perfundoje ne vitin 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA