
Largimi i Klodian Duros nga skuadra e Omonias tek ajo e AEL Limasolit eshte thuajse i sigurt. Por qe kjo te ndodhe, duhet me pare qe mesfushori shqiptar te prishe kontraten me klubin e meparshem.
Duro ka edhe nje vit kontrate me Omonian, por te dy palet kane rene dakord paraprakisht per nderprerjen e bashkepunimit. Por gjithçka pritet te zyrtarizohet te henen, ku lojtari i kombetares shqiptare do te fluturoje nga Franca ne drejtim te Qipros per te terhequr kartonin nga Omonia. Kjo do t’i hape rruge transferimit te tij tek AEL Limasolit.
Ne rast se do te zyrtarizohet blerja e Duros, ajo ka shume shanse te jete e fundit per klubin e ri ne merkaton e kesaj vere. Shqiptari 32-vjeçar, i cili ka luajtur 40 ndeshje me Shqiperine, ka aftesi te shkelqyeshme teknike dhe nje kontroll te mire te topit. Aventura e Duros tek Omonia eshte e destinuar qe te mos zgjase me shume se nje sezon.
Mesfushori kuqezi, braktisi Tiranen ne fund te sezonit 2007-2008 pas nje sherri me donatorin Refik Halili. Gjate nje viti ne Qipro, Duro ka bere nje paraqitje te mire ne radhet e Omonias, me te cilen u shpall nenkampion i ishullit.
Top Channel