Partia Aleanca per Ardhmerine e Kosoves vazhdon me polemikat e saj me partine ne pushtet, PDK.

Sot, kjo parti ka akuzuar qeverine kosovare per mungese angazhimi ne zbardhjen e ceshtjes se vjedhjes se provave ne seline e policise se Prishtines.

Kryetari i komisionit per sigurine ne radhet e AAK-se, Bislim Zyrapi ka bere pergjegjes edhe Parlamentin, i cili sipas tij nuk e ka trajtuar si duhet kete ceshtje.

Perplasjet mes PDK-se se Hashim Thacit dhe AAK-se kulmuan ditet e fundit pas deklarates se zevendesministrit te Transporteve Adem Grabovci, se eshte kercenuar me jete nga kryetari i komunes se Decanit, anetar i AAK-se.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA