Zgjedhjet, Shqiperia terheq vemendjen e Maqedonise

19/06/2009 21:05

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vendit kane terhequr jashte mase vemendjen e komunitetit shqiptar ne shtetin fqinj te Maqedonise.

Sipas politologeve, ky interes vjen fale zhvillimit dhe perhapjes ne rajon te teknologjise mediatike.

“Kete interes e ben me te madh perhapja e mediave shqiptare ne treva”, deklaron politologu Ismail Sinani.

Te njejtin mendim jep edhe gazetari Bekim Laci, i cili nenvizon se zgjedhjet e 28 qershorit duhet te sherbejne si shembull per rajonin.

“Shqiperia duhet te tregoje se eshte e afte te mbaje zgjedhje demokratike, nuk ka rendesi se kush fiton e humbet”, pohon Laci.

Perhapja e mediave dhe ne vecanti e platformes DigitAlb ne Ballkan ka bere qe komunitetet shqiptare ne rajon te njihen gjithnje e me shume me politiken ne Shqiperi.

Top Channel