Vrasja e kreut te PDK-se

19/06/2009 22:45

Rreth ores 17 te se premtes eshte zhvilluar edhe ceremonia e varrimit te Aleksander Kekaj ku qindra banore te zones, te aferm dhe miq te viktimes e kane shoqeruar arkivolin me trupin e viktimes deri ne varreza duke ecur ne kembe.

Ne varrim merrnin pjese edhe deputete te forcave te ndryshme politike, te majta dhe te djathta si edhe perfaqesues te partive politike.

Aleksander Kekaj humbi jeten paraditen e se enjtes, ndersa po shkonte ne drejtim te qytetit te Shkodres ne nje takim me kryetarin demokristian Nard Ndoka.

Pas vrasjes ky i fundit leshoi akuza te ashpra politike ne drejtim te nenkryetares demokrate Jozefina Topalli, ndersa policia nxitoi te deklaronte se viktima kishte nje te kaluar kriminale.

Akuzat e PDK-se kane perfshire edhe deputetin e Malesise se Madhe Paulin Sterkaj i cili shprehet se eshte i gatshem per organet e drejtesise dhe se akuzat e Ndokes jane per perfitime politike.

“Nard Ndoka me deklaratat e tij ka humbur respektin e gjithe popullsise se kesaj zone. Une do te beje c’eshte e mundur qe te shkoje deri ne fund ne zbardhjen e ceshtjes”, eshte shprehur Sterkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA