Reagimet pas “divorcit” FIA-Fota

19/06/2009 16:50

Fernando Alonso eshte i gatshem te marre pjese ne nje kampionat paralel me Formula 1 duke shprehur percmimin ndaj drejtuesve te sportit ku aktualisht garon.

“Per mua ka mbaruar gjithcka. Vitin tjeter dua te garoj ne nje kampionat paralel me Formula 1. Le te garojne me te njejtet motore Cosworth”, shprehet ish 2 here kampioni i botes. Nderkohe, menjehere pas ketij vendimi ka reaguar edhe shefi i skuderise Renault, Flavio Briatore. “FIA nuk eshte nje interlokutor per ne”, shprehet tekniku italian, nje nga njerezit me te njohur te Formula 1 nder vite.

Persa i perket reagimit te pronarit te Formula 1, Bernie Ecclestone, nuk ka shume gjera per te vecuar pasi ai nuk eshte dukur i shqetesuar. “A do kete nje zgjidhje? Nuk e di, per kete pyesni Max Mosley-n”, shprehet manjati britanik qe pritet te zhvilloje nje takim urgjent me shefin e FIA-s per kete ceshtje.

Nderkohe, drejtori i Ferrarit, Stefano Domenicali ka lene nje porte te hapur bashkepunimi, duke thene se nese FIA pranon kerkesat e skuderive, atehere ato do te regjistrohen per sezonin 2010. “Ne mbledhjen e djeshme te Fota-s rame dakort qe te jemi te gjithe te bashkuar, ndersa regjistrimi jone per vitin 2010 ngelet ne fuqi nese do na plotesohen kerkesat”, thekson Domenicali.

Top Channel