Loncarevic, trajner i Tiranes

19/06/2009 23:35

Ilija Loncarevic eshte trajneri i Tiranes. Pasditen e se premtes trajneri kroat eshte takuar me kryedonatorin e kampioneve te Shqiperise, Refik Halili per te diskutuar tashme detajet e fundit pasi gjithcka duket e mbyllur edhe pse diten e shtune do te firmoset kontrata.

Ne kete dite pritet te behet edhe prezantim i trajnerit perpara mediave. Loncarevic 65 vjec ka lindur ne Cajkovski te Kroacise dhe ka nje karriere te gjate si trajner.

Ai ka drejtuar disa skuadra kroate duke perfshire edhe Dinamon e Zagrebit me te cilen ka fituar kampionatin ne vitin 1999.

Emri i tij eshte i njohur per shqiptaret, pasi Ilija Loncarevic ishte nje nder kandidatet e forte per te marre drejtimin e perfaqesueses kuqezi.

Kryedonatori Halili konfirmon se kishte prej nje viti kontakte me trajnerin Kroat i cili ka pritur perfundimin e kontrates qe kishte me skuadren e fundit qe drejtoi ne Kroaci, NK Osijek per te vendosur qe te vinte ne Tirane.

Nderkohe qe emerohet trajneri i ri, skuadra kampione e Shqiperise ka zhvilluar diten e premte seancen stervitore serish nen drejtimin e Alban Tafajit, drejtori teknik dhe trajneri i cili e mori drejtimin e Tiranes menjehere pas largimit te Agustin Koles pas humbjes se finales se Kupes se Shqiperise, per ta finalizuar kampionatin me titullin kampion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA