Lacio, Tare flet per merkaton e largimeve

19/06/2009 20:50

Drejtori teknik i Lacios, Igli Tare konfirmon se sulmuesi Pandev nuk ka marre ende nje vendim perfundimtar per te ardhmen e tij.

“Nuk dihet ende asgje por ne shpresojme qe ai te qendroje edhe pse deshiron qe te largohet”, shprehet shqiptari ne nje interviste radiofonike. Ne vijim, ai u ka dhene nje mesazh tifozeve bardhekalter duke theksuar se edhe nese maqedonasi do largohet, skuadra do vazhdoje te jete kompetitive dhe shume e forte.

Tare foli edhe per ceshtjen Ledesma. “Eshte shprehur se deshiron te largohet. Lojtaret qe qendrojne duhet te jene krenare qe mbajne mbi supe fanelen e Lacios”, shton ai. Ne fund te intervistes, ish sulmuesi shqiptar mohon zerat per interesimin e shoqerise ndaj sulmuesit te Kaljarit, Acquafresca.

Top Channel