Perplasjet mes partise ne pushtet PDK dhe asaj ne opozite AAK, ne Kosove, kane arritur kulmin me deklaraten e zevendesministrit te Transporteve, Adem Grabovci, se ka marre kercenime nga kryetari i komunes se Decanit.

“Kam marre kercenime nga kryetari i komunes se Decanit, i cili me ka thene se do te jem i likuiduar fizikisht”, ka deklaruar Grabovci.

Nga ana tjeter, kreu i AAK Ramush Haradinaj ka hedhur poshte keto akuza te rivalit politik, nderkohe qe policia ka filluar hetimet.

“Jemi ne fazen fillestare te hetimeve dhe gjithcka varet nga zhvillimi i tyre”, ka deklaruar zedhenesi i policise se Kosoves, Besim Hoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA