Shefi i EULEX, Iv De Kermabon ka deklaruar se misioni evropian i vendosur ne Kosove ka filluar te siguroje zbatimin e rendit dhe ligjit ne shtetin e ri.

Ne nje interviste per Top Channel, Kermabon ka theksuar se EULEX po e shtrin autoritetin edhe ne veri te Kosoves.

“Ne jemi ketu qe te respektojme sundimin e ligjit dhe te njejten gje po bejme edhe ne portat e veriut. Po punojme me policine dhe gjykatat dhe po ushtrojme detyren ne pikat 1 dhe 31”, ka pohuar Kermabon.

Por zyrtari evropian ka refuzuar te komentoje punen e shtetit kosovar dhe situaten politike ne vend.

“Nuk jam ne gjendje te vleresoj zbatimin e Kushtetutes apo situaten politike ne Kosove”, eshte shprehur ai.

Top Channel