Johnson mes Chelsea dhe Liverpool

19/06/2009 17:15

Chelsea eshte shume prare goditjes se pare ne merkato pasi ka rene dakort me Portsmouth per mbrojtesin e krahut Glen Johnson per 25 milione euro.

Eshte lojtari 25 vjecar ai qe do marre vendimin perfundimtar per te shkuar ne Londer apo per t’u bashkuar me Liverpool. “Kjo ceshtje do mbylet gjate javes tjeter. Une nuk kam asnje preference mes Chelsea dhe Liverpool. Vendimin perfundimtar do ta marre Glen pasi ofertat e klubeve jane pothuajse identike”, shprehet administratori i deleguar i Portsmouth, Peter Storrie.

Nderkohe, Chelsea mendon te transferoje tek Bayern Munchen mbrojtesin Jose Bosingwa pasi nga skuadra gjermane jane larguar Sagnol dhe italiani Oddo. Nje tjeter objektiv i Chelsea eshte edhe braziliani i Milanit, Pato.

Sipas gazetes “The Sun”, sulmuesi ka thene nga Pretoria se Ancelotti eshte nje trajner shume i rendesishem per te. “Ishte ai qe me kerkoi dhe me rriti si lojtar. Kam nje kontrate me Milanin por do isha shume i interesuar edhe per te luajtur me Chelsea”, ka thene Pato nga Afrika e Jugut ku ndodhet me Brazilin per Kupen e Konfederatave.

Top Channel