Me nje avion shteteror me inicialet e Maqedonise do te mberrije ne Korfuz te Greqise diten e shtune ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Milloshoski, i cili do te marre pjese ne samitin e larte te ministrave te Jashtem te OSBE.

Deri tani te gjithe avionet shteterore maqedonas mund te fluturonin ne territorin ajror grek, por asnje prej tyre nuk mund te ulej ne aeroportet helene perderisa mbante inicialet e Maqedonise, sepse sic dihet Greqia nuk e njeh shtetin fqinj me emrin e tij kushtetues.

Qeveria e Shkupit ka kerkuar leje te vecante ne menyre qe te lejohet avioni i zotit Milloshoski te ulet ne aeroportin e Korfuzit, duke shkaktuar edhe reagime te medha ne qarqe te ndryshme politike greke.

“Sllavet te pranojne qe jane sllave dhe te respektojne edhe ata historine e tyre”, eshte shprehur Joannis Joanidhis, zevendesminister i Sporteve.

Politikane greke te Greqise se veriut i kane dhene nje rendesi te vecante edhe nje letre drejtuar presidentit amerikan Barack Obama, nga 200 historiane nga e gjithe bota te cilet mbeshtesin faktin se Maqedonia eshte pjese e historise greke.

Letres i shtohen cdo dite firmat e arkeologeve dhe historianeve te ndryshem nga universitete te huaja. “Letra tregon se ekzistojne specialiste te famshem te cilet mbeshtesin pozicionimin grek”, deklaron Stelios Papathemelis, kryetar i partise Rilindja Demokratike.

Por ne rastin perkates, ashtu sic eshte shprehur shefja e diplomacise greke Dora Bakojanis, Greqia nuk mund te ndalonte mberritjen e nje ministri perderisa eshte shteti organizator i samitit, ku do te marrin pjese 50 ministra te Jashtem nga gjithe bota, mes te cileve edhe Hillary Clinton dhe Sergei Lavrov, ndersa ne te njejten kohe eshte edhe vendi qe mban presidencen e OSBE-se.

Top Channel