Incidenti në veri nga xhandarmëria serbe, Kosova thirrje ndërkombëtarëve për të shtuar presionin ndaj Beogradit
Viktima te racizmit dhe te nje urrjejteje te shfrenuar jane bere tre emigrante te huaj nga Bangladeshi ne fshatin Manoladha te prefektures Ilia ne gadishullin e Peloponezit.
Dy te rinj greke 31 dhe 24 vjec perkatesisht kane kapur tre emigrantet e huaj qe punonin ne nje stan, duke vjedhur dele. Pa ngurruar aspak i kane zhveshur ,i kane lidhur me litar pas motocikletave te tyre dhe i kane nxjerre ashtu lakuriq ne mes te fshatit duke i poshteruar ne syte e njerezve dhe duke i treguar si shembulli i te keqes.
Per fat te mire banoret e fshatit kane lajmeruar policine e cila ka ndaluar kete skene mizore dhe ka arrestuar dy shtetasit greke te cilet akuzohen per ushtrim dhune, fyerje,demtime trupore ndaj emigranteve si dhe vjedhje, perderisa i rrembyen celularin njerit prej emigranteve.
Fshati ne fjale eshte konsideruar edhe ne te kaluaren si nje prej vendeve ku keqtrajtohen emigrantet .Veren e kaluar shume fermere greke strehonin ne disa kampe ne kushte primitive qindera emigrante ilegale duke i paguar vetem 5 euro per 15 ore pune ne dite ne mbledhjen e luleshtrydheve.
Top Channel