
Federata Nderkombetare e Automobilizmit (FIA) dhe Shoqata e Skuadrave te Formula 1 (FOTA), ne nje takim ne Silverston te Britanise se Madhe nuk kane arritur nje marreveshje per kampionatin e ardhshem te F1 dhe duket se kete here ndarja eshte perfundimtare.
Pas takimit me FIA-n, tete nga skuadrat e FOTA-s te udhehequra nga Ferrari kane organizuar nje mbledhje urgjente tek zyrat qendrore te Renault ku kane vendosur mbylljen e cdo mundesie per te arritur nje marreveshje me FIA-n dhe pergatitjet per nje kampionat te ri.
“Deshirat e skuadrave me te rendesishme jane injoruar dhe dhjetra milione dollare nuk jane shperndare nga Bernie Ecclestone qe nga viti 2006. Eshte e qarte qe skuadrat nuk mund te hedhin poshte vlerat kryesore te sportit dhe kane refuzuar regjistrimin ne kampionatin e 2010”- thuhet ne deklaraten per shtyp te FOTA-s.
Mosmarrveshjet mes FIA dhe skuadrave kryesore te F1 kane ardhur pas miratimit nga ana e FIA-s te rregullores se re te F1 e cila ka hasur ne kundershtimin e skuderive pjesmarrese ne kampionat.
Top Channel