Chavez i shpreh solidaritetin Ahmadinejad

19/06/2009 21:45

Presidenti i Venezueles, Hugo Chavez ka riafirmuar sot solidaritetin e tij ndaj homologut iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Gjate nje bisede telefonike, Chavez ka hedhur poshte dyshimet e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mbi legjitimitetin e procesit zgjedhor ne Iran.

Diten e marte ekzekutivi venezuelian kishte transmetuar per mediat nje komunikate ne te cilen i cilesonte si mizore dhe te pabaza “shpifjet” e Perendimit kunder Iranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA