Partia Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka kritikuar serish sot qeverine Thaci, e cila sipas saj po anashkalon problemet e verteta te shoqerise kosovare.

“AAK e refuzon dhe e kundershton fuqishem gjuhen e ulet te rruges te perdorur nga PDK ne komunikatat e fundit. Kjo gjuhe ka per qellim largimin nga temat reale dhe tensionimin e situates se Kosove”, thuhet ne nje reagim te AAK.

Sipas partise se Ramush Haradinajt, qeveria kosovare e perdor nje gjuhe te tille sa here qe AAK e vendos ate perballe aferave korruptive dhe ceshtjeve te tjera qe kane lidhje me keqperdorimin e fondeve publike.

“AAK nuk do te ndalet kurre derisa te hedhe drite mbi te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me te ardhmen e vendit”, thuhet ne reagimin e partise opozitare.

Top Channel