Vjeshte ne mes te veres

18/06/2009 16:45

Pas diteve te nxehta te qershorit pritet qe ne fundjave te kemi reshje shiu dhe ulje te theksuara te temperaturave me 8 grade celcius.

Metereologet parashikojne qe nga mbasditja e se shtunes e deri ne mes te javes se ardhshme te kemi mot me reshje shiu dhe te fresket.

Por keto kthesa te menjehershme te motit reflektohen edhe ne shendetin e qytetareve te cilet  jo rralle ndihen te lodhur, kane gjume, apo ndryshime te tensionit.

Ndryshimi i temperaturave favorizon edhe shperndarjen e virozave dhe moshat me delikate jane femijet dhe te moshuarit.

Mjeket  keshillojne konsumimin e  sa me shume lengjeve, frutave dhe zarzavateve  dhe ne momente lodhjeje te shkeputen per t’u qetesuar disa minuta ne ajer te paster.

Top Channel