Villa, Perez pergatit ofensiven
18/06/2009 20:50
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk di te ndalet edhe pse ne drejtim te tij kane vershuar nje lume kritikash pas shpenzimeve marramendese per te marre dyshen Kaka-Ronaldo.
Kreu u kastiljaneve ka deklaruar se Real Madrid do bleje edhe sulmuesin David Villa. Kete deklarate ai e ka bere ne nje interviste per televizionin “Canale 9”. “Eshte vetem ceshtje kohe dhe mendoj se marreveshja do arrihet ne kuader te bashkepunimit te mire qe kemi me Valencian”, shprehet Perez qe paralajmeron nje ofensive te re.
Ne vijim, ai ka shtuar se gjate gjithe veres dy tifozerite do ta kuptojne se behet fjale per nje plan miqesie dhe jo nje plan armiqesie.
Top Channel