Vdes kreu i PDK-se ne Malesine e Madhe
18/06/2009 11:05
Humb jeten kryetari i Partise Demokristiane ne Malesine e Madhe, Aleks Keka.
Sipas informacioneve te fundit, Keka, vdiq pas nje shperthimi ne makinen e tij.
Kreu i PDK-se po udhetonte nga Kopliku ne Shkoder, dhe shperthimi ndodhi ne ne vendin e quajtur Ura e Rjollit.
olicia ka mberritur menjehere ne vendngjarje per te zbardhur krimin. Nuk dihet nese ngjarja ka motive politike.Keka, pervec perfshirjes se tij ne politike eshte edhe nje biznesmen i njohur ne fushen e ndertimeve.
Ndoka: Vrasje politike
“Kjo eshte nje vrasje politike, Aleks Keka nuk kishte asnje konflikt”. Ka qene ky reagimi i pare pas kesaj ngjarje, i kreut te Demokristianeve, Nard Ndoka.
Top Channel