Topi: Spiune ne listat e deputeteve

18/06/2009 15:10

Zgjedhjet, thoshte te enjten Sokol Balla ne “Top Story”, po trokasin edhe ne deren e heshtjes se presidentit Bamir Topi. (UPDATE)

Kjo interviste e gjate, mesazh i fundit i Presidentit te Republikes, kishte tre momente kyce: incidentet dhe gjuhen e ashper ne fushate, listat ne te cilat, sipas Presidentit, bejne pjese bashkepunore te sigurimit dhe ceshtja e Gerdecit.

Incidentet e ndryshme, qe kulmuan me vrasjen ne Qerret, nga e cila lideret politike u distancuan por qe megjithate nuk i shpetoi dot politizimit, e shtyne presidentin te beje thirrje per nje gjuhe te moderuar te lidershipit politik:

“Kur flasim per nje sfond politik, kemi parasysh gjithe strukturen nga kreu deri te militantet. Nese keta te fundit do te orientohen ne menyre agresive do te demtonte procesin. Ne nje stad ku ndodhet Shqiperia sot, duhet klime politike e qete dhe mesazhe te jene vizionare. Nuk mendoj se gjuha e ashper ndihmon ne grumbullimin e votave”, u shpreh Topi.

Per ceshtjen e listave, presidenti beri nje akuza te forte: ato sipas tij, nuk jane pastruar nga bashkepunetore te sigurimit, çka ben me pergjegjesi ata qe i kane çertifikuar:

“Une nuk jam ‘i sigurt’ nese partite politike i kane pastruar radhet e emrave te prezantuar si candidate, prej atyre qe kane qene pjese e sigurimit te shtetit. Do te ishte e pafalshme nese do te jene pjese e parlamentit te ardhshem emra, qe kane qene pjese e sigurimit te shtetit”, u shpreh Topi.

Top Channel