Rama: Berisha, larg duart nga zgjedhjet

18/06/2009 15:30

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nga qyteti i Gjirokastres shtoi tonet e paralajmerimeve serioze ndaj segmenteve shteterore qe sipas tij jane bere pjese e nje mekanizmi dhune dhe manipulimi te zgjedhjeve.

Kreu i opozites i ka bere thirrje Policise se Shtetit te qendroje larg ngjyrimeve politike dhe te mos behet pale me flamurin partiak te pushtetit.

Zoti Rama paralajmeroi se cdo person i veshur apo jo me pushtet apo uniforme qe do te guxoje te preke voten e shqiptareve do te perballet me nje ndeshkim te forte ligjor.

“Asnje shqiptar i veshur me uniformen e policise nuk duhet te ngaterroje detyren dhe duhet te qendroje larg votave, ndryshe do te ndeshkohet dhe nuk do te kemi paqe derisa t’i veme para ligjit”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-se u ndal edhe tek presioni qe sipas tij po i behet administrates shteterore per t’u bere pjese kunder vullnetit personal te cdo individi e mitingjeve te partise ne pushtet.

Kryesocialisti e quajti kete treguesin me te qarte te menyres sesi funksionon pushteti i Berishes, i cili sipas Rames po kercenon mesues e mjeke se do te shkarkohen nga puna nese nuk hedhin voten per demokratet.

“Asnje drejtues, ne asnje karrike te administrates se ketij shteti, nuk duhet te vazhdoje me kercenime ndaj mesuesve dhe femijeve tane, sepse voten e progresisteve, voten e ndryshimit, nuk ka Zot qe e con ne drejtim tjeter”, u shpreh Rama.

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama premtoi se pas 28 qershorit , Gjirokastra do te rikthehet ne shkelqimin e dikurshem duke lene pas harresen ne te cilen e ka hedhur politika e vjeter e kryeministrit aktual.

Top Channel