Ministri kosovar i Puneve te Jashtme, Skender Hyseni ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Sigurimit per Kosoven kerkoi serish mbylljen e mandatit te UNMIK-ut.

Duke iu referuar shtrirjes se EULEX-it, ministri Hyseni e vlereson te panevojshem rolin e UNMIK-ut ne Kosove.

Tjeter qendrim ka shefi i ketij misioni, Lamberto Zannier. Ne raportin e tij per Kosoven, ai vlereson se “ceshtja e personave te pagjetur, trashegimia kulturore, ceshtja e kthimit te minoriteteve jane disa nga problemet qe kane ardhur per shkak te mospajtimit ndermjet Prishtines e Beogradit dhe per kete roli i UNMIK-ut eshte i domosdoshem”.

Numri i pergjithshem i stafit te misonit te OKB-se do te jete 470 persona me nje buxhet prej 47 milione dollare amerikane.

Duke mbrojtur rolin e UNMIK-ut ne fushen e ndermjetesimit te bisedimeve Prishtine-Beograd, shefi i diplomacise serbe Vuk Jeremic e cilesoi te domosdoshem zbatimin e planit gjashte.

Jeremic deklaroi se Serbia nuk do ta pranoje kurre pavaresine e shpallur me 17 shkurt.

Ai kerkoi nga shtetet e fuqishme perendimore te cilat e kane pranuar pavaresine te mos bejne nderhyrje politike ne punen e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.

Top Channel