
Menjehere pas krimit reagon dhe kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, i cili ndodhej ne Shkoder ne momentin e atentatit, pasi Keka ishte duke udhetuar drejt qytetit te Shkodres pikerisht per t’u takuar me Ndoken.
Ndoka e konsideron vrasjen si produkt i klimes politike dhe akuzoi per kete nenkryetaren e PD-se Jozefina Topalli.
“Zonja Topalli, e cila eshte nje monter ne politike,po perdor nje fjalor qe kerkon gjak, nenshtrim, asgjesim. Politikane te tille jane fatkeqesi kombetare”, u shpreh Ndoka.
Ai shtoi me tej se pak momente para ngjarjes kishte folur ne telefon me Keken dhe se ky i fundit e kishte informuar se kishte marre kercenime.
“Ai ka pasur nje trysni mjaft te madhe dhe kete mund ta konfirmoje edhe prokuroria permes kontrollit te telefonatave. Une sot jam nisur per ne Shkoder dhe kemi komunikuar bashke pese minuta para se te ndodhte ngjarja”, shtoi Ndoka.
Top Channel