Massa-Raikkonen: Me Ferrarin kudo qe te shkoje

18/06/2009 20:45

Ne prag te provave te lira te Silversone, ferraristi Felipe Massa i shpreh besnikerine skuderise, pavaresisht vendimit qe do te marre per sezonin e ardhshem.

“Kam ndjekur me kujdes te gjitha ngjarjet dhe mbeshtes plotesisht Ferrarin, pavaresisht vendimit qe do marre”, thekson braziliani. Ne vijim, ai flet per makinen dhe ecurine e ketij sezoni. “E kuptuam problemin qe kishim ne Turqi dhe besoj se mund te marrim maksimumin ne Silversone. Nese ben ftohte eshte nje problem per te gjithe, vecanerisht per gomat. Por pavaresisht kohes, kjo piste me pelqen”, shton Massa.

Besnikerine ndaj kokekuqes e ka publikuar edhe finlandezi Raikkonen. “Jam i sigurt se makina do garoje, qofte edhe diku tjeter dhe une kam nje kontrate qe do ta respektoj. Natyrisht qe te gjithe duan qe te jemi ne Formula 1 por nuk u takon piloteve te vendosin ku do garojne”, shprehet ish kampioni i botes.

Top Channel