Manchester United shenjestron Van Persie

18/06/2009 16:20

Alex Ferguson mund te kerkoje me qetesi nje sulmues te klasit te larte pasi me 93 milione euro shtese ne arke e ka nje luks te tille.

Pas shume hamendesimeve, ne liste shfaqet nje emer konkret. Behet fjale per holandezin e Arsenal, Van Persie. Sipas tabloidit “The Sun”, Manchester United po e ndjek me vemendje sulmuesin “tulipan” te cilin e ka vleresuar me 24 milione euro.

Nga ana tjeter, Arsenal i ka ofruar nje kontrate te re 4 vjecare edhe pse duket se Van Persie nuk do ta pranoje.

“Oferta nuk eshte e keqe por parate nuk jane gjithcka per mua. Ne radhe te pare qendrojne ambiciet e mija. Ne 4 vitet e fundit kam fituar vetem nje FA Cup dhe mendoj se dua me shume”, shprehet 26 vjecari, duke dhene nje sinjal te qarte se kerkon te largohet nga Londra. Tjeter objektv i “Djajve te kuq” eshte edhe Valencia i Wigan.

Top Channel